Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Zyrtari i lartë amerikan Mark Tervakoski ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë.
Zyrtari i lartë amerikan Mark Tervakoski ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë ku është takuar me Presidentin Bajram Begaj dhe disa drejtues të lartë institucionesh, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.
Ambasada e SHBA në Tiranë bën me dije se Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të DASH, përcolli në kryeqytet mesazhe të rëndësishme të administratës Trump, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndërkohë, nga Presidenca nënvizojnë se në takimin Begaj-Tervakoski, ku ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, u riafirmua edhe njëherë partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik si aleatë të NATO-s.
“Në një takim me Drejtorin e INL për Evropën dhe Azinë, z. Mark Tervakoski, dhe të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn, ne riafirmuam partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik si aleatë të NATO-s: – forcimin e sundimit të ligjit; – luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit; – promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik; – ndërtimin e institucioneve më të forta në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare”, njofton zyra për shtyp e Kreut të Shtetit.
Po ashtu gjatë qëndrimit në kryeqytet, zyrtari i lartë amerikan pati një takim me krerët e SPAK dhe GJKKO, Klodjan Braho e Erjon Bani, si dhe me përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të garantuar mbështetjen e SHBA në drejtësi.
“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, nënvizon Ambasada Amerikane.
Dy persona të moshave 25 dhe 30 vjeç janë gjetur të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës, ku janë gjetur trupat e dy të rinjve, të dyshuar emigrantë të paligjshëm.
17:38 18 min më parë04.04.2026.
Autori
Në fjalën e tij, Imzot Dodaj kishte një apel edhe për politikën dhe institucionet, duke kërkuar ndershmëri dhe më shumë përgjegjësi në drejtimin e vendit.
14:18 3 h më parë04.04.2026.
Autori
Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr.12 në Tiranë, kryeministri deklaroi se ekonomia dhe turizmi janë rritur.
13:51 4 h më parë04.04.2026.
Autori
Berisha pranoi se protestat nuk kanë sjellë “përmbysjen” që opozita do të donte, por ato kanë ndihmuar në “damkosjen e regjimit”.
13:42 4 h më parë04.04.2026.
Autori
Po kthehej në Shqipëri, ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të cilët ishin të moshës 9 dhe 10 vjeç.
13:27 4 h më parë04.04.2026.
Autori
E cilësoi një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë të ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin, me qëllim garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.
12:25 5 h më parë04.04.2026.
Autori
Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit, u konstatua se mungonte edhe sistemi i vetëkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi.
12:06 5 h më parë04.04.2026.
Autori
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.
11:48 6 h më parë04.04.2026.
Autori
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.
11:29 6 h më parë04.04.2026.
Autori
Komente (0)