“Ti tregojmë vendin organizatës kriminale”, Meta thirrje nga burgu: Dilni të gjithë para Kryeministrisë

Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.

10.02.2026. 15:53

“Ti tregojmë vendin organizatës kriminale”, Meta thirrje nga burgu: Dilni të gjithë para Kryeministrisë

Edhe pse ndodhet prej më tepër se 15 muajve në paraburgim, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen sot protestës kombëtare të opozitës. “Të gjithë sot në bulevardin para Kryeministrisë, në ora 17:00 për ti treguar vendin Organizatës Kriminale dhe Kreut të saj”, shkruante ai në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

Sipas Metës, “Shqipëria “lulëzon” në fushën e korrupsionit falë Ramaformës”. Ai theksoi se rënia e vendit me 11 vende në renditjen globale, tregon se “burgomania e Kreut të Organizatës nuk mund të ulte korrupsionin sepse ai është vet garanti dhe mbrojtësi i gjithë këtij sistemi të kapur”.

“Korrupsioni jo vetëm vijon, por edhe thellohet vit pas viti, prandaj nuk ka lekë për rritje reale të pensioneve, nuk ka lekë për mbulimin e ilaçeve te Onkologjiku, nuk ka fonde për fermerët, nuk ka fonde për arsimin dhe madje nuk ulin as TVSH-në e ushqimeve të shportës, për të gjithë qytetarët në prag urie, siç propozoi me projektligj Partia e Lirisë”, theksoi Meta.

Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)