Stërvitja e parë trilaterale mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Takimi trelateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci është mbajtur mes shefave të shtabeve të Forcave të Armatosura, me fokus tek bashëpunimi ushtarak përmes planeve konkrete.

11.02.2026. 13:59

“Ka nisur takimi trilateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, bën të ditur shefi i Shtabit të FA, Arben Kingji.

Edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi ku e konsideron një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale.

"Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride. Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike" bën të ditur ministri Vengu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)