Shën Valentin i përgjakur në Tiranë, zbardhet plagosja e studentes 18-vjeçare

Vajza dyshohet se është vetë plagosur me armë zjarri, ndërsa pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, u arrestuan 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

14.02.2026. 08:54

Shën Valentin i përgjakur në Tiranë, zbardhet plagosja e studentes 18-vjeçare

Një studente vetëm 18 vjeçe, u paraqit në spitalin e Tiranës me plagë të marrë nga armë zjarri në kraharor, duke ngritur në këmbë policinë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës mes të premtes dhe të shtunës, kur të gjithë po festonin Shën Valentinin.

Plagosja ndodhi në një hotel në Sauk, ndërsa vajza u transportuar me urgjencë në spital nga personat që punon në atë subjekt. E teksa për gjendjen e vajzës së re vinin lajme të mira, pasi ndodhej jashtë rrezikut për jetën, uniformat blu arritën ta zbardhnin ngjarjen.

Sipas njoftimit të policisë, vajza dyshohet se është vetë plagosur me armë zjarri, ndërsa pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, u arrestuan 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. E arrestuar është shtetasja M. R. (Gj), 48 vjeçe, e cila ishte një prej atyre që e transportuan në spital, si edhe shtetasi V. Gj., 46 vjeç. Tre personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)