Shtëpia si “depo armësh”, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

Banonte në fshatin Kllojkë në Bërzhitë, policia i sekuestron 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

14.02.2026. 11:56

Shtëpia si “depo armësh”, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

Një 63-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi e kishte kthyer banesën në një depo të mirëfilltë armësh. Policia e kryeqytetit njoftoi finalizimin e operacionit “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Në shtëpinë e shtetasit me inicialet M. Ç., banues në fshatin Kllojkë të Bërzhitës, uniformat blu sekuestruan 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak. Poseduesi i armëve u vu në pranga.

Njëra prej armëve të zjarrit ishte automatik, ndërsa tjetra pushkë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)