Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili ishte duke hyrë në Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës kufitare të Tushemishtit.
I riu ishte shpallur në kërkim për vjedhje nga policia e Vlorës. "Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale "Vjedhja". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)