Kanos me armë 38-vjeçarin dhe fsheh automatikun, vihet në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit ka kanosur me armë zjarri një tjetër person. Sipas policisë, në makinën e tij u gjet edhe bërthama e predhës e një fisheku luftarak ndërsa po kërkohet arma të cilën ai e ka fshehur.

17.02.2026. 10:18

NJOFTIMI I PLOTE

Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.  

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me  armë zjarri të dyshuar automatik. 

Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. 
Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)