Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut, Benet Beci dhe avokati nuk u paraqit

Në GJKKO është shtyrë sërish seanca paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci. Shkak për këtë ishte mosparaqitja e vetë Becit në gjykatë, teksa avokati i tij ka qenë në një seancë tjetër.

19.02.2026. 15:13

Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Seanca u shty për të martën e ardhshme. 

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milionë lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)