Zjarr në ambientet e Bashkisë së Vorës

Zjarri ka përfshirë ambientet e Bashkia e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në paketën e matësve brenda godinës.

19.02.2026. 16:50

Në momentin kur flakët kanë shpërthyer, në ndërtesë ndodheshin disa punonjës, të cilët kanë reaguar menjëherë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk raportohen të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e Komisariatit Nr. 7, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pas tërmetit të vitit 2019, bashkia ushtron aktivitetin në një godinë provizore, pasi objekti i mëparshëm pësoi dëme të mëdha strukturore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)