Erdhi në Shqipëri për të bërë dhëmbët, gjendet i vdekur shtetasi gjerman

Një shtetas gjerman është gjetur pa jetë në Fier, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët.

26.02.2026. 16:11

Erdhi në Shqipëri për të bërë dhëmbët, gjendet i vdekur shtetasi gjerman

Një i moshuar gjerman është gjetur pajetë mëngjesin e së enjtes në një banesë që kishte marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Fierit.

Policia u njoftua nga të afërmit e 80-vjeçarit i cili prej ditësh nuk kishte asnjë kontakt me ta dhe për këtë arsye ata ishin bërë merak dhe kontaktuan autoritetet.

Efektivët shkuan në banesën që kishte marrë me qira Detlef Fertig, ku e gjetën atë pa jetë. Nga kqyrja paraprake në trupin e të moshuarit nuk kishte shenja dhune, çka mendohet se vdekja mund të ketë qenë natyra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)