Aksident me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë-Kotë, duke u marrë jetën dy personave.

22.03.2026. 21:57

Aksident me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë-Kotë, duke u marrë jetën dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesit e të dy mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, një pasagjer ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, si dhe për të identifikuar viktimat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)