Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Të dhënat e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Albi Hoxha, 24 vjeç.
Makina me të cilën udhëtonte i riu në autostradën Fier- Vlorë është regjistruar rreth orës 03.00 të mëngjesit, ku mjeti ka dalë nga rruga në Novoselë dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Trupi i të riut është gjetur rreth 30 metra larg pikës së përplasjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit tragjik, si dhe nëse ka pasur persona të tjerë në momentin e aksidentit në mjet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)