Sherr me thikë në qendër të Sarandës, plagoset një 29-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, policia shpall në kërkim një 19-vjeçar pas kallëzimit të të dëmtuarit

07.04.2026. 09:44

Sherr me thikë në qendër të Sarandës, plagoset një 29-vjeçar

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në Sarandë, ku një person ka mbetur i plagosur pas përdorimit të një mjeti prerës. Sipas Policisë, shtetasi G. P., 29 vjeç, ka kallëzuar se më 5 prill, në vendin e njohur si “Eukalipti”, është goditur me thikë nga shtetasi A. M.

Pas kallëzimit, uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË SARANDË:

“Specialistët referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G. P., 29 vjeç. Ky i fundit pretendon se më datë 05.04.2026, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me mjet prerës (thikë) nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)