Një 45-vjeçar ka humbur jetën rreth mesnatës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Në afërsi të fshatit Labinot motori me të cilin udhëtonte me bashkëshorten ka dalë nga rruga.
Pëer pasojë ai humbi jetën në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur.
NJOFTIMI I PLOTE
Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)