PD akuzon bllokimin e procesit për Ballukun: Akt puçist antikushtetues

Sipas Partisë Demokratike, kërkesa për arrestimin bazohet në fakte dhe dokumente që lidhen me vjedhjen e mbi 1,2 miliardë eurove dhe hetime të tjera.

21.12.2025. 15:10

PD akuzon bllokimin e procesit për Ballukun: Akt puçist antikushtetues

Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në procesin parlamentar dhe pengim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.

Në një komunikatë për media, PD thekson se “në një akt puçist antikushtetues, Rama njoftoi bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Balluku, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Opozita pretendon se kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e procesit parlamentar, duke urdhëruar kryetarët e komisioneve të ndërpresin shqyrtimin e kërkesës së SPAK pa asnjë arsyetim. “Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Sipas Partisë Demokratike, kërkesa për arrestimin bazohet në fakte dhe dokumente që lidhen me vjedhjen e mbi 1,2 miliardë eurove dhe hetime të tjera, përfshirë edhe aferën e Unazës së Madhe të Tiranës. PD i bëri thirrje kryeministrit të respektojë procesin ligjor dhe të mos ndërhyjë në veprimtarinë e Kuvendit, duke theksuar se hetimet e SPAK duhet të ecin pa pengesa.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)