Disa aksidente në Rrugën e Kombit si pasojë e ngricës, PD: Neglizhencë e plotë e qeverisë

Partia Demokratike ka kritikuar qeverinë për mosveprim ndaj situatës së rënduar në Rrugën e Kombit, pas një numri të madh aksidentesh gjatë motit të keq.

02.01.2026. 11:55

Disa aksidente në Rrugën e Kombit si pasojë e ngricës, PD: Neglizhencë e plotë e qeverisë

Partia Demokratike ka kritikuar qeverinë për mosveprim ndaj situatës së rënduar në Rrugën e Kombit, pas një numri të madh aksidentesh gjatë motit të keq. Sipas PD-së, institucionet shtetërore, edhe pse paralajmëruan për rreziqet, nuk morën asnjë masë parandaluese, duke mos hedhur kripë në rrugë dhe duke lejuar që qarkullimi të bëhej kaotik.

Në një deklaratë për mediat, Agron Gjekmarkaj nga PD e cilësoi këtë situatë si një provë të qartë të dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike. “Neglizhenca e plotë dhe mungesa e përgjegjshmërisë kanë rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve,” shkroi ai, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të marrin menjëherë masa dhe të mbajnë përgjegjësi për pasojat.

Partia Demokratike gjithashtu i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në Rrugën e Kombit, duke theksuar se qeveria ka dështuar sërish në detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)