Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për situatën e krijuar nga moti i keq në pjesën më të madhe të vendit.
Kreu i qeverisë teksa listoi ndërhyrjet e autoriteteve për të shmangur situatat më të rënda, bëri një bilanc të dëmve, ndërsa nuk kurse sulmet dhe ndaj opozitës, të cilën e cilësoi një aleate të shiut.
Sipas Ramës, në ditët e fundit ka pasur reshje tepër të mëdha shiu, teksa situatën e krahasoi dhe me shumë vende të rajonit të cilat po ashtu përballen me motin e keq.
“Shiu nuk ndalet me shpifje dhe as lumenjtë nuk kthehen me protesta, retë nuk shpërndahen me slogane. Këto janë reagime që ushqejnë ndarje. Në një situatë të tillë nuk kërkohen fajtorë, por ndihmohen njerëzit. Njerëzit kanë nevojë për solidaritet dhe jo për teori konspirative. Moti i keq ka përfshirë të gjithë rajonin tonë. Përmbytje ka pasur në Mal të Zi, Serbi, Itali e deri në Turqi.
Kur vazhdojmë e hedhim plehrat rrugëve dhe djegim pyjet pasojat e ndryshimeve klimaterike do ndjehen më shumë. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjetur i mbytur një ditë pasi ishte shpallur i humbur. 1570 banesa me prezencë uji dhe në 13 mijë ha tokë.
Sasia e reshjeve ka qenë shumë e madhe. Në 3 ditë ranë reshjet e një muaji. Aleatët e shiut kanë llomotitur shumë për hidrovorët që kanë qenë në funksion të plotë. Shkarkimet në Vaun e Dejës kanë qenë të kontrolluara, duke shmangur përmbytjet në zonën e nënShkodrës. Shkodra ka qenë e prekur nga reshjet me vlera të larta në disa stacione”, tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)