“Më keq se koha e diktaturës”, Berisha nga takimi me qytetarët: E fitojmë betejën për demokracinë

Në takimin me qytetarët e njësisë 7 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar situatën politike në vend si një nga momentet më kritike të historisë së Shqipërisë.

05.02.2026. 20:35

“Më keq se koha e diktaturës”, Berisha nga takimi me qytetarët: E fitojmë betejën për demokracinë

Nga takimi me qytetarët në njësinë 7 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar situatën politike në vend si një nga momentet më kritike të historisë së Shqipërisë. Ai e përkufizoi gjendjen aktuale si më të keqe se koha e diktaturës, duke theksuar se shteti ka degraduar dhe zgjedhjet janë shndërruar në farsë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe për përdorimin e mandateve për të mbrojtur aferat dhe abuzimet e qeverisë.

“Edi Rama është kryeministër i paligjshëm. Legjitimitet nuk do të ketë kurrë nëse nuk del nga zgjedhjet e lira. Ne jemi demokratë. Edhe sikur 20 vjet të qëndrojmë në opozitë, por zgjedhjet të jenë të lira. Ne respektojmë vullnetin e qytetarëve, por s'duhet ta respektojmë asnjë ditë farsën elektorale. Mandatet e fituara nga farsa, përdoren si mburojë e krimit dhe e plaçkitjes”, deklaroi Berisha.

Teksa akuzoi se manipulimet nuk kanë ndodhur vetëm në vitin 2025, por kanë nisur prej vitit 2017, teksa gjatë këtij intervali kohor i ka rrëmbyer opozitës zgjedhjet që fitoi në vitin 2021, përmes shpërndarjes së parave publike.

“Të rinjtë nga Shqipëria në vitin 2025 janë larguar katër herë më shumë se nga çdo vend tjetër. Sot ka një degradim të shtetit. Ju garantoj që në shumë aspekte, ky degradim është i pakrahasueshëm me atë të shtetit në diktaturën komuniste”, shtoi kreu i PD-së.

Duke bërë krahasime historike, Berisha kujtoi ngjarjet e shkurtit 1991 dhe sfidat që kanë kaluar demokratët. “Ne nuk u përkulëm atëherë dhe nuk do të përkulemi as sot”, tha ai, duke siguruar mbështetësit se beteja për votën e lirë dhe për demokracinë do të vazhdojë, duke e konsideruar këtë moment si një “mision historik”.

Një tjetër akuzë e fortë e Berishës lidhej me shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, ku përmendi përdorimin e administratës si “polici elektorale”, shpërndarjen e parave për pensionistët në mes të fushatës, aktivizimin e grupeve kriminale në disa qytete dhe dhënien e licencave për kultivimin e kanabisit jashtë çdo kufiri ligjor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)