Berisha: Dashnor Sula u bë patericë e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar edhe ndaj ish deputetit të tij demokrat, Dashnor Sula i cili u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm. Ai tha se Sula është bërë patericë e pushtetit.

07.02.2026. 13:55

“Të dalësh në ditën më të zezë të Edi Ramës, dhe të kapësh flamurin e tij, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisëNë qoftë se tradhtia ndaj atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë. Del tani në ditën më të zezë, kur po i dridhen këmbët, shkon dhe i bëhesh patericë, kjo është histori turpi”, tha Berisha.

Kreu i PD-së akuzoi qeverinë për përpjekje sistematike për të korruptuar përfaqësues të opozitës, duke e cilësuar këtë si një veprimtari të ulët dhe kriminale.

“Një nga drejtimet më themelore të Edi Ramës ka qenë korruptimi i eksponentëve të opozitës. Një veprimtari e turpshme, ku qeveria përdor mjetet e saj për të blerë përfaqësuesit e opozitës vetëm për pushtetin e vet,” deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)