Në podcastin e fundjavës, kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga vizita që ai zhvilloi në Vatikan dhe takimet që pati atje.
Kreu i qeverisë bëri me dije se gjatë audiencës me Papa Leonin XIV e ftoi këtë të fundit që të vizitojë Shqipërinë me rastin e 130 vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si mbrojtëse të shqiptarëve.
“U ktheva mbrapa në kohë në pritje të takimit me Papa Leonin XIV. më kujtoi takimin me Papa Françeskun, ku u krijua baza e një miqësie të fortë. Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të bukura në jetën time. Françesku u bë një mik i shqiptarëve, gjithmonë ndau lutje për popullin tonë.
Ishte me një peshë të vecantë edhe prezantimi me Papa Luanin, një njeri me një dritë dhe mirësi të thellë me të cilin folëm për Shqipërinë, rajonin, botën dhe e ftova të jetë i pranishëm në festën e komunitetit katolik në 130 e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, mbrojtëse e Shqipërisë. Papa u shpreh i interesuar, ndërkohë që edhe takimi me sekretarin e Vatikanin ishte një kënaqësi e rrallë”, tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)