Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha ka vijuar akuzat për qeverinë, kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke nisur nga çështja “Balluku”, me kreun e PD-së që theksoi se zv.kryeministrja po mbahet në detyrë në mënyrë diktatoriale.
“Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale. Gradualisht, edhe partnerët tanë në Gjermani e vendet e tjera të BE po e kuptojnë. Kreu i saj, Rama, thotë se pezullimi i një zv.kryeministri është anti-Kushtetues dhe nuk mund të ndodhë sepse institucioni do të shuhej. Kjo është një mënyrë diktatoriale për të identifikuar institucionin me individin. Tre vjet më parë ndërmori shkarkimin e Ilir Metës, po atëherë nuk ishte institucioni?”, tha Berisha.
Lideri i demokratëve reagoi edhe për largimin e Engjëll Agaçit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Ai e etiketoi si pjesë të “mafies më të rrezikshme të Ballkanit”, me veprimtari kriminale kundër Shqipërisë dhe Italisë. Ai akuzoi gjithashtu Vali Bizhgën se “ka kryer pazare për Bypassin e Fierit”. Berisha paralajmëroi se ligji do të jetë “i pamëshirshëm” ndaj të dyve.
“Kam besim se në të dy vendet ky mafioz do të jetë përgjegjës para ligjit. Për Vali Bizhgën mund të them se shefja e kabinetit i ka të qarta detyrat e veta, bëheshin pazare për Bypassin e Fierit, i kam denoncuar me kohë. Të dy janë minj që ikin kur mbytet anija. Por ligji do të jetë i pamëshirshëm për të dy”, tha Sali Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)