Rama ngre zërin në Bordin e Paqes për Thaçin: President Trump, të bëjmë diçka para se të ndodhin gjëra të këqija
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli në inaugurimin e Bordit të Paqes në Uashington. Ai tha se Bordi i Paqes mund ta shndërrojë Gazën në një oazë shprese.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli në inaugurimin e Bordit të Paqes në Uashington. Ai tha se Bordi i Paqes mund ta shndërrojë botën në një oazë shprese.
“Jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e kësaj organizate. Shumë në Europë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB, por unë shpresoj që ta zgjojë atë.
Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe një lehtësim për fëmijët në Gaza. Jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë në mënyrë që bota të transformohet në një oazë shprese. Shqipëria ka privilegjin në këtë rrugë”, tha Rama.
Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forca policore në Gaza, në kuadër të një nisme ndërkombëtare për mbikëqyrjen e një procesi paqeje në Lindjen e Mesme.
Më tej, ai foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i bërë thirrje Trumpit që të bëjë diçka para se të jetë vonë.
"Më lejoni shumë shkurtimisht t'ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë, sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.
Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm", tha Rama.
Trump: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza
Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forca policore në Gaza, në kuadër të një nisme ndërkombëtare për mbikëqyrjen e një procesi paqeje në Lindjen e Mesme. Deklarata u bë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në kuadër të Bordit të Paqes, ku ai prezantoi një plan të gjerë diplomatik dhe financiar për stabilizimin e situatës në rajon.
Trump theksoi se disa vende kanë shprehur gatishmërinë jo vetëm për të kontribuar financiarisht, por edhe për të angazhuar personel në terren për të garantuar sigurinë dhe zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme. Ai përmendi konkretisht Shqipërinë, Kosovën dhe Kazakistanin si vende që kanë premtuar trupa dhe forca policore për misionin në Gaza, duke i cilësuar si pjesë të një përpjekjeje të përbashkët për paqen.
Në fjalën e tij, Trump nënvizoi mbështetjen e fortë që, sipas tij, vjen nga Europa dhe NATO, ndërsa falënderoi Norvegjinë për gatishmërinë për të pritur një event të rëndësishëm të Bordit të Paqes. Ai deklaroi se objektivi i tij kryesor është ndalimi i luftërave dhe shpëtimi i jetëve, duke theksuar se nuk është i interesuar për çmime ndërkombëtare, por për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Sipas presidentit amerikan, janë angazhuar 2 miliardë dollarë fonde për Gazën, ndërsa Japonia ka premtuar organizimin e një konference donatorësh për mbledhjen e mëtejshme të fondeve. Ai shtoi se Kina dhe Rusia mund të përfshihen në këtë nismë, duke lënë të kuptohet se përpjekja synon një mbështetje sa më të gjerë ndërkombëtare. Gjithashtu, përmendi edhe FIFA-n si pjesë të një plani për grumbullimin e miliardave eurove për rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Bordi i Paqes përbëhet nga liderë shumë të respektuar ndërkombëtarisht, duke theksuar se iniciativa synon forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit global. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh i nderuar për praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
Me 172.5 metra, Sagrada Familia, së cilës arkitekti katalanas Antoni Gaudí i kushtoi pjesën e fundit të jetës së tij, është ndërtesa më e lartë e Barcelonës dhe kisha më e lartë në botë.
Shitjet e markës luksoze të makinave ‘Aurus’, me të cilat udhëton edhe vetë Vladimir Putin dhe cilësohen si krenaria e Moskës, po bien dhe prodhimi nuk do të rifillojë deri në prill 2026.
Një incident i pazakontë është regjistruar jashtë një spitali në Tajvan, ku fëmijët kanë rrëmbyer babanë e tyre 102 vjeçar i cili ishte martuar së fundmi dhe pasurinë ia kishte lënë nuses së re.
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
Një ndër akuzat më të rëndë të bërë pas protestës së 20 shkurtit nga Partia Demokratike dhe kreu i saj, Sali Berisha, ishte se policia hodhi gaz lotsjellës pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku shumë besimtarë ndodheshin brenda.
Fjala e kreut të Partisë Demokratike nga selia blu duket se përmbylli dhe protestën e sotme të opozitës, pas episodeve me molotov nga ana e protestuesve dhe gazit lotsjellës nga ana e policisë. Berisha tha se policia ka qëlluar me plumba gome duke akuzuar qeverinë se sot u prishi iftarin besimtarëve
Protesta kombëtare e opozitës në Tiranë u shoqërua me tensione të forta, përplasje me policinë dhe incidente që zgjatën për më shumë se 120 minuta në disa pika kyçe të kryeqytetit.
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për shtyp se policia ka përdorur plumba gome duke plagosur protestues dhe se ka sulmuar selinë e Partisë Demokratike.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër, duke pretenduar për hedhje gazi lotsjellës nga policia në xhami. Ai e cilëson këtë si “akt të rëndë dhe të papranueshëm”.
Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premteje. Sipas informacionit paraprak, i riu ësht vetëplagosur me armë zjarri. Ai nuk i ka mbijetuar plagës, e për pasojë ka humbur jetën.
Komente (0)