Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 3 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
Partia Socialistë i ka thënë “Jo” arrestimit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e konfirmoi këtë qëndrim edhe përpara mediave.
Sipas tij, socialistët nuk janë dakord me arrestimin e zonjës Balluku. Në këtë mënyrë, iu konfirmua ideja e anëtarit socialist të Këshillit, Ulsi Manja, që gjatë mbledhjes tha se “masat e marra nga SPAK janë të mjaftueshme”. Megjithatë, Balla deklaroi se çështja do të diskutohet.
“Në Shqipëri nuk ka imunitet prej vitit 2012. Procesi në Këshillin e Mandateve ka qenë shumë i mirë. Këshilli mori kohën e mjaftueshme, për aq kohë sa në proces u përfshi edhe Kushtetuesja. Edhe Kuvendi do të marrë kohën e nevojshme”, tha kreu i grupit parlamentar të socialistëve.
Balla shtoi: “Pezullimi mjafton. Duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë. Nuk jemi për arrestim të Ballukut, mjafton pezullimi. Informova Këshillin e Mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi ka ardhur çështja, si është propozuar. Ne do të kemi një debat në PS. Autorizimin e jep seanca plenare”.
Partia Socialiste i ka thënë edhe një herë “Jo” arrestimit të Belinda Ballukut. Kjo megjithë deklaratave të prokurorëve të SPAK, ku i pranishëm ishte edhe kreu i institucionit, Klodian Braho, të cilët konfirmuan se pozitat e zv.kryeministres janë rënduar, teksa paraqitën prova për kërcënime dhe intimidime të dëshmimtarëve, të cilave u është kërkuar ndryshimi i dëshmive.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Pritet të hartohet një raport përfundimtar, rreth çështjes së imunitetit të zv.kryeministres, që do t’i paraqitet Kuvendit më datën 5 mars.
14:32 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore për organizimin e testimit ndërkombëtar PIRLS 2026, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 180 shkolla gjatë muajit mars.
13:48 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Dy dëshmitarë janë intimiduar më datë 20 nëntor 2025, prokurorët kanë paraqitur edhe provat me bisedat e transkriptuara të kërcënimeve.
13:38 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi lëvizte me pistoletë në brez. Në hetim është edhe shoku i tij i cili nuk ka kallëzuar.
13:21 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)