“Edi Rama, jep dorëheqjen menjëherë!” Berisha: Ke fshehur 200 mln euro në “off shore”

Nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përfshirje në “mega afera”.

24.02.2026. 12:55

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se në një raport të vitit 2014 të OSCE-ODIHR përmendet se Rama ka pasur 200 milionë euro të depozituara në banka off shore në momentin kur mori detyrën e kryeministrit. Sipas tij, ndaj këtyre pretendimeve Rama nuk ka ngritur asnjë padi civile apo penale.

“Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga detyra e kryeministrit, i cili rezulton i implikuar në mega afera dhe si pengesa kryesore e mosfunksionimit të drejtësisë. Emri i Ramës lidhet me akuzën direkte të raportit të OSBE-së të vitit 2014, ku thuhet se ai mori detyrën me 200 milionë euro të depozituara në bankat off shore. Ndaj këtyre akuzave, Rama nuk ngriti asnjë padi”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi gjithashtu akuza lidhur me banesën e kryeministrit në Surrel, duke e krahasuar me vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe duke pretenduar për përmasa të mëdha të ndërtimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)