Policia “dush” Berishës, ujë me presion ndaj kreut të demokratëve

Një moment i protestës së opozitës ishte dhe sulmi me ujë me presion i policisë ndaj kreut të demokratëve Sali Berisha.

28.02.2026. 21:02

Policia “dush” Berishës, ujë me presion ndaj kreut të demokratëve

Një tjetër episod për t’u përmendur në protestën e opozitës ishte dhe sulmi me ujë me presion që policia e shtetit ndërmori ndaj disa drejtuesve të opozitës, mes të cilëve dhe kreu i demokratëve, Sali Berisha.

Teksa protestuesit po mblidheshin sërish përpara kryeministrisë, boti me ujë i policisë ka ndërhyrë dhe e ka drejtuar atë drejt personave të pranishëm.

Ndonëse, badigardët e Berishës tentuan ta mbrojnë atë me çadra, presioni i ujit e ka bërë të pamundur që kreu i demokratëve të shpëtonte pa u lagur.

Menjëherë, është afruar dhe makina e Berishës, e cila e ka larguar atë me shpejtësi nga bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Gjithçka, ndodhi pasi protestuesit hodhën sasi të mëdha me bomba molotov në drejtim të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)