“Po bëjnë terror”, Flamur Noka: Duam zgjidhje politike

Flamur Noka akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë ndaj protestuesve në marshimin e opozitës në rrugët e kryeqytetit.

28.02.2026. 21:21

“Po bëjnë terror”, Flamur Noka: Duam zgjidhje politike

Sekretari i PD, Flamur Noka kërkon një zgjidhje politike gjatë një prononcimi për mediat në protestën e opozitës.

Sipas Nokës, policia po bën terror në rrugët e Tiranës duke hedhur gaz lotjsjellës dhe duke ushtruar dhunë.

“Barbarët po bëjnë terror në rrugët e Tiranës. Çfarë borxhi i ka Tirana, Edi Ramës, i vodhi i rropi. Nuk ka dhunë që do të ndalë revoltën tonë. Ka vetëm një rrugë zgjidhje politike dhe të largohet kjo qeveri. Nuk ka legjitimitet Rama dhe qeveria e tij. Ai e ndjen në lëkurë, i ka futur duar në xhep çdo qytetari. Duhet një zgjidhje politike. Shqipëria kërkon stabilitet, ne kemi detyrë t’ia japim. Nuk ndalemi”, tha Noka.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)