Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 13 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
se Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon, ndërsa qytetarët përballen me paga dhe fuqi blerëse më të ulët krahasuar me vendet fqinje.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të miratojnë me urgjencë projektligjin e paraqitur nga kjo forcë politike për uljen e çmimit të karburanteve. Sipas tij, kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi i nismës në Kuvend, ndërsa ende nuk ka pasur reagim nga qeveria dhe mazhoranca.
Në një deklaratë për mediat, Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare se po neglizhojnë një problem që prek drejtpërdrejt familjet dhe bizneset shqiptare. Ai theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër dhe se më shumë se 60 për qind e këtij çmimi përbëhet nga taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit.
“Sot çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërkohë që mbi 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Partia e Lirisë beson se e vetmja politikë reale dhe që ndihet në xhepin e qytetarit është ulja e taksave”. Sekretari i PL i bëri llogaritë me zëra, për të treguar se ka hapësirë për të ulur çmimin.
“Njerëzit më të pasur të botës vijnë në Shqipëri të furnizojnë jahtet e tyre me karburant pa taksa, por shqiptarët rëndohen nga e njëjta qeveri me taksa abuzive për çdo litër karburant. Qytetarët paguajnë 27 lekë për litër taksë qarkullimi, e cila me TVSH shkon në rreth 32 lekë për litër. Në të njëjtën kohë, shqiptarët paguajnë dy herë për rrugët: një herë përmes taksës së regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit dhe sërish përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti. Nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por shpenzon vetëm 55 milionë euro për mirëmbajtjen”, tha ai.
Tedi Blushi shtoi gjithashtu se Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon, ndërsa qytetarët përballen me paga dhe fuqi blerëse më të ulët krahasuar me vendet fqinje. Sipas tij, diferenca e madhe e çmimeve me vendet e rajonit rëndon ndjeshëm ekonominë e familjeve dhe bizneseve shqiptare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 15 min më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 44 min më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)