Shkeljet në javën e fundit, Disiplina me dorë të hekurt, gjoba për dy klube të Superiores
Komisioni i Disiplinës ka dhënë dënimet për incidentet e shënuara në javën e fundit në futbollin shqiptar.
20:52 1 ditë më parë27.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë.
Ai kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat për investimet e huaja, duke theksuar mungesë investitorësh të rinj.
Videomesazhi i plotë:
Mirëdita!
Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve.
Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro.
Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri.
Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mldha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD.
Kanë qenë Kaskada e Devollit, me të cilën Edi Rama u tall dhe e përqeshi disa herë përpara. Ka qenë gazsjellësi trans Adriatik, i cili sot është më i çmuar se kurrë për mbarë Europën dhe siç dihet në kontraktimin e tij, Shqipëria luajti një rol përcaktues. Ka qenë Shell, i cili investoi miliarda në Shqipëri, por për fat të keq nuk gjeti, nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri gjatë këtyre viteve, por përkundrazi kanë ikur investitorët gjigantë, që vetëm në Gjirin e Laëzit planifikonin të investonin 1.5 miliardë euro investime dhe shumë investitorë të tjerë.
Rrugë që shemben, që të gjitha u ndërtuan nga klientela e Edi Ramës, sepse me e-Albania ai përjashton të huajt nga pjesëmarrja në tendera, për arsye se, koha që u përgjigjet e-Albania atyre është 38 ditë, ndërkohë që tenderat kanë përfunduar brenda 34 ditëve.
Pra, kemi të bëjmë me një cikël mashtrimesh. Së fundmi, Edi Rama deklaroi se do të fillojë dialogun. I damkosur, i diskredituar para shqiptarëve me dosjet Balluku dhe AKSHI-n që provojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë hajdutët më kryesorë të fondeve publike të miliarda eurove që provuan se AKSHI është kompani e Lindave të tij, e Ergys Agasit, tani i diskredituar para shqiptarëve, por jo më para komunitetit ndërkombëtar, do fillojë fushatën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave me mediat e tij të kontrolluara dhe me anëtarësinë militante të PS. Në këtë rast, u bëj thirrje qytetarëve t’i gjuajnë me vezë dhe domate përfaqësuesit e organizatës kriminale të përfaqësuar nga Edi Rama, të cilët së fundmi vendosën të përdornin mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Mos iu jipni asnjë vlerësim tjetër, përveçse vezë dhe domate në drejtim tyre kudo që t’i shihni në rrugë, sheshe, në sallat e Shqipërisë.
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të garojë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
18:47 1 h më parë29.03.2026.
Autori
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka hyrë në një lokal i armatosur duke kanosur klientët. Ai ka goditur me qytën e armës pronarin e lokalit teksa është larguar më pas me shpejtësi nga ambientet, për tu vënë në pranga në një hotel në Kavajë.
17:28 3 h më parë29.03.2026.
AutoriKëto mbetje kanë origjinë nga proceset e përpunimit të çelikut në Metalurgjiku i Elbasanit dhe u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Malajzisë, por u kthyen pas një denoncimi nga organizata ndërkombëtare Basel Action Network.
13:40 6 h më parë29.03.2026.
AutoriGjatë konfliktit, pronari i servisit është goditur me sende të forta dhe është plagosur me mjet prerës. Nga ana tjetër, edhe ai është kundërpërgjigjur duke dëmtuar lehtë dy prej personave të përfshirë ë sherr, me një mjet pune.
12:43 7 h më parë29.03.2026.
Autori
Peleshi e pranoi se në mbledhjet e mazhorancës socialiste ka pasur diskutime të shtuara, por i cilësoi si thashetheme, zërat për përçarje mes disa figurave kryesore, të nxitura edhe nga debati i djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
12:22 8 h më parë29.03.2026.
AutoriNë kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, u arrestua 40-vjeçari Irgen Mezini, i cili dyshohet se posedonte një pistoletë pa leje me qëllim shitjen e saj.
11:46 8 h më parë29.03.2026.
Autori
Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit që përfshin SHBA, Izraelin dhe Iranin.
11:33 9 h më parë29.03.2026.
AutoriNë kuadër të operacionit policor të koduar “Argjendaria”, shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me ato të Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve, Klajdi Tuga dhe Bledart Milla, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç.
11:12 9 h më parë29.03.2026.
AutoriEdi Rama ka diskutuar me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së hapat e ardhshëm politikë, duke vendosur theksin tek nisja e një fushate të gjerë komunikimi me qytetarët. Kjo fushatë që do të shtrihet në të gjithë vendin mban sloganin “Punët e Shqipërisë” dhe është një tur takimesh në çdo qark.
10:54 9 h më parë29.03.2026.
Autori
Komente (0)