Përjashtimi i kompanive të BE nga tenderat/ Berisha: Heshtja është e papranueshme për këtë akt të rëndë!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se qeveria ka përjashtuar nga tenderat kompanitë e Baashkimit Europian.

12.05.2026. 13:10

Përjashtimi i kompanive të BE nga tenderat/ Berisha: Heshtja është e papranueshme për këtë akt të rëndë!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se qeveria ka përjashtuar nga tenderat kompanitë e Baashkimit Europian.

"Më duhet të them, dhe shpreh keqardhje të madhe, se për këtë akt të rëndë, ka një heshtje. Dhe kjo heshtje është e papranueshme. Pse kjo heshtje është e papranueshme? Sepse kjo Shqipëri ka një eksperiencë. Por nga ana tjetër, pra, ky është një shkelmim i interesave të taksapaguesve shqiptarë. Unë e kam denoncuar me dhjetëra herë, ju jeni dëshmitarë këtu. Si i përjashtonin? Ua them unë. Aplikoni në e-Albania. U kërkohej kompanive evropiane dhe të tjerave të aplikonin në e-Albania. Aplikimi në e-Albania kishte një kohëzgjatje 38 ditë, në një kohë kur tenderat grabiteshin në një kohë 34 ditë. E kuptoni ju se si Republika e Shqipërisë që ishte frontrunner në procesin e integrimit, përjashtonte të gjitha kompanitë e vendeve anëtare të BE me një diskriminim kriminal dhe me pasoja shumë të rënda për qytetarët shqiptarë. Sepse ja ku janë punimet e kompanisë së klientelës. Flet vetë. E kishte tmerr, nuk e paraqiti dje. Është statistikë evropiane kjo", tha Berisha.

Berisha e ka cilësuar një shkelje të MSA-së duke sjellë shifra të Open Tender të EU, organizatë kjo e besueshme e BE-së.

"Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010.
Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik. Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale. Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim. Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze. E ndaluar!
Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).  Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun. Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)