Kreu i KMSH-së uron nisjen e Ramazanit: Kohë reflektimi dhe rikthimi te vlerat

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka ndarë urimin me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

18.02.2026. 13:47

Kreu i KMSH-së uron nisjen e Ramazanit: Kohë reflektimi dhe rikthimi te vlerat

Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit, duke e cilësuar atë si një periudhë reflektimi, orientimi dhe rikthimi te vlerat themelore të besimit.

Në urimin drejtuar besimtarëve, ai thekson se Ramazani është “një nga dhuntitë më të mëdha shpirtërore që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë njerëzimit”, duke e përshkruar si muaj të agjërimit, Kuranit, mëshirës dhe faljes

Ai shton se agjërimi është një akt adhurimi që forcon disiplinën dhe vetëkontrollin, ndërsa hadithi profetik “Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe djajtë lidhen” është, sipas tij, “një mesazh shprese dhe optimizmi për çdo besimtar”.

Në mesazhin e tij, Spahiu vë theksin edhe te dimensioni social i Ramazanit, duke bërë thirrje për solidaritet, ndihmë ndaj nevojtarëve dhe angazhim për një shoqëri më të drejtë e humane.

Në përmbyllje, ai uron që ky muaj i bekuar të jetë “burim paqeje, shprese dhe force shpirtërore për të gjithë”, duke lutur që Zoti të pranojë agjërimin dhe veprat e mira të besimtarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)