Futbolli turk po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kundër basteve të paligjshme dhe dyshimeve për trukime të ndeshjeve.
Sipas mediave sportive turke, në orët e para të së premtes policia kreu një seri kontrollesh dhe arrestimesh të koordinuara, duke ekzekutuar 46 urdhër-arreste që përfshijnë zyrtarë klubesh, arbitra dhe lojtarë. Deri tani, 35 persona janë marrë në paraburgim, ndërsa hetimet pritet të zgjerojnë edhe më shumë rrethin e të dyshuarve.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit ka konfirmuar se një numër i lartë arbitrash dyshohet se kanë vendosur baste në qindra ndeshje, çka ka sjellë pezullime masive dhe disa arrestime. Ai theksoi vendosmërinë e institucionit për të “pastruar futbollin turk nga çdo formë korrupsioni”, duke paralajmëruar se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Foto ilustruese
Mes të ndaluarve janë edhe 29 futbollistë, 27 prej të cilëve dyshohet se kanë vënë baste për ndeshjet e skuadrave të tyre. Disa prej sportistëve të akuzuar luajnë në skuadrat elitare të Superligës turke: emrat më të spikatur janë Mert Hakan Yandaş i Fenerbahçe, i cili ka vendosur baste nëpërmjet një ndërmjetësi, por edhe Metehan Baltaçi i Galatasaray-t.
Gjithashtu, dy presidentë klubesh akuzohen se kanë tentuar të paracaktojnë rezultatin e një ndeshje të Kategorisë së Tretë. Bëhet fjalë për një ngjarje të sezonit 2023-2024. Në shënjestër të drejtësisë kanë përfunduar edhe futbollistë të kategorive inferiore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Skuadra e Egnatias është shpallur kampion i Shqipërisë për të tretin vit radhazi,teksa në "Final Four" ka mundur Dinamon me rezultatin 2-0, duke shkuar në kuotën e 37 pikëve.
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi janë ndaluar me mjetin e tyre luksoz, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë nga policia rrugore.
Marco Bezzecchi rrit epërsinë e tij ndaj Jorge Martin falë fitores së tij në Çmimin e Madh të Italisë, fitorja e katërt e sezonit për liderin e përgjithshëm të kampionatit dhe e para pas tre GP me rezultate gjithnjë e më pak mbresëlënëse.
Një ngacmim i pamëshirshëm, menjëherë pas finales së humbur me penallti përballë PSG-së, duke qenë se blutë e kanë fituar dy herë trofeun europian, ndërsa “topçinjtë” ende nuk e kanë fituar këtë kompeticion.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij ishte triumfi në Lojërat Mesdhetare 1987, ku Shqipëria arriti të mposhtte Italinë, skuadër e cila ishte kampione e Europës në atë periudhë, duke fituar medaljen e artë dhe titullin kampion të lojërave.
Triumfi i Paris Saint-Germain në finalen e Champions League ndaj Arsenalit u shoqërua me festime masive në kryeqytetin francez, por në disa zona të Parisit atmosfera festive u kthye në tension dhe incidente.
Komente (0)