Uzuni shuan zërat për pastrim parash: Kam zgjedhur të investoj në vendin tim

Myrto Uzuni nuk është futbollisti i parë që i futet botës së biznesit, por fitimet e tij nga sporti ka vendosur ti investojë. Ai ka blerë një hotel në Palasë dhe menjëherë u kryqëzua në rrjet se ishte duke bërë pastrim parash me hotelin e tij "Uzuni Hotel".

11.01.2026. 15:45

Uzuni ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave duke u shprehur se ndryshe nga sportistët e tjerë, dëshiron të investojë në vendin e tij.

"Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim. Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë. Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me 'paga mesatare' - paga ime është publike dhe e njohur. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni", shkruan sulmuesi në kanalet e komunikimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)