Pas tre humbjeve me radhë në kampionatin e Arabisë Saudite, tifozët e Al Nassr kanë shpërthyer kundër Cristiano Ronaldo. Pakënaqësia e tyre lidhet drejtë për drejtë me kapitenin e ekipit. Mbështetësit e klubit kanë shprehur hapur zemërimin e tyre në rrjetet sociale, mdje duke kërkuar shitjen e yllit portugez.
Humbja 3-1 ndaj kryesuesve të Al Hilal më 12 janar, ishte pika kulmore e pakënaqësisë. Edhe pse Al Nassr mban vendin e dytë në renditje, presionin mbi ekipin është shtuar, veçanërisht mbi CR7. Kritikat në platformën “X” janë të ashpra. Një tifoz shkruante: “Shiteni Cristiano Ronaldon. Po i kushton klubit 200 milionë çdo sezon, për asgjë. Zero trofe zyrtarë, stadium të boshatisur dhe premtime të parealizuara”.
Reagimet e tjera kanë qenë po aq të ashpra, me disa tifozë që kanë vënë në dyshim vlerën aktuale të lojtarit dhe të ardhmen e tij në skuadër. Pavarësisht situatës së krijuar, sulmuesi shënoi një gol ndaj Al Hilal, por nuk arriti të jepte kontribut që të shmangte humbjen. Aktualisht Cristiano Ronaldo është në kuotën e 959 golave të realizuar në karrierë. Portugezi ka kontratë me Al Nassr deri në vitin 2027.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)