Tronditet Arabia, Cristiano Ronaldo 'hyn në grevë', refuzon të luajë me Al Nassr

Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur të mungojë në ndeshjen e radhës së Al Nassr kundër Al-Riyadh, si shenjë e revoltës së tij për investimet e munguara në merkaton e dimrit.

Burimi: A Bola

02.02.2026. 13:30

Tronditet Arabia, Cristiano Ronaldo 'hyn në grevë', refuzon të luajë me Al Nassr

Atëherë kur po dukej se gjithçka po shkonte vaj dhe objektivi i 1000 golave në karrierë do të përmbushej me Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka plasur “bombënn”. CR7 refuzon të zbresë në fushë për verdheblutë, pasi është i zhgënjyer nga mungesa e nënshkrimeve të reja nga klubi në merkaton e dimrit.

Portugezi duket i vendosur që të mos zbresë në fushë në ndeshjen e radhës të Al Nassr, të planifikuar për t’u luajtur sot kundër Al-Riyadh, në raundin e 20-të të ligës saudite, sipas gazetës portugeze A Bola.

Arsyeja, ndryshe nga raportimet fillestare në shtypin saudit, nuk ka të bëjë fare me gjendjen fizike të sulmuesit portugez, duke pasur parasysh duelin e tij kundër kampionëve Al Ittihad, të trajnuar nga Sérgio Conceição, i planifikuar të premten e ardhshme.

Sipas një burimi brenda Al Nassr, Ronaldo është i pakënaqur me menaxhimin e klubit që ai ka përfaqësuar për tre vjet nga PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), veçanërisht krahasuar me trajtimin që i është bërë rivalëve kryesorë, Al Hilal, të Simone Inzaghi-t, të cilët gjithashtu menaxhohen nga i njëjti fond.

Ronaldo është ankuar për mos shpërndarje të njëjtë investimevesh edhe tek Al Nassr. Trajneri Jorge Jesus nuk ka marrë përforcimet që kërkoi, siç dëshmohet nga fakti se i vetmi lojtar i nënshkruar këtë afat kalimtar dimëror ishte Haydeer Abdulkareem, një mesfushor 21-vjeçar irakian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)