Cristiano Ronaldo vazhdon grevën, mund të humbasë një tjetër ndeshje me Al Nassr

Sulmuesi portugez akuzon drejtuesit e Fondit Sovran saudit, se kanë favorizuar rivalët e Al Hilal, të përforcuar së fundmi edhe me afrimin e Karim Benzemas.

06.02.2026. 12:39

Cristiano Ronaldo vazhdon grevën, mund të humbasë një tjetër ndeshje me Al Nassr

Te Al Nassr po rritet tensioni rreth Cristiano Ronaldos, i cili rrezikon të mungojë edhe në një tjetër ndeshje. Marrëdhënia mes yllit portugez dhe autoriteteve të futbollit saudit ka arritur në pikën më të ulët, duke u shndërruar në një përplasje të hapur që po trondit Pro Ligwn Saudite.

Edhe pse ndodhet në kushte të shkëlqyera fizike, Cristiano Ronaldo po shqyrton mundësinë e vazhdimit të një “greve personale”, duke mos u paraqitur as në sfidën shumë të rëndësishme kundër Al-Ittihad. CR7 kishte munguar edhe në ndeshjen e fundit kundër Al Riyadh, duke ndezur spekulimet për një përçarje serioze brenda klubit dhe kampionatit.

Në themel të protestës së Ronaldos qëndron një ndjenjë e fortë “tradhtie” ndaj fondit sovran PIF, i cili menaxhon klubet kryesore saudite. Sipas burimeve, sulmuesi portugez akuzon drejtuesit se kanë favorizuar rivalët e Al Hilal, të përforcuar së fundmi edhe me afrimin e Karim Benzemas, ndërsa kanë lënë pas dore përforcimet e merkatos për Al Nassr.

Situata rrezikon të përshkallëzohet më tej dhe po ngre pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, si dhe mbi ekuilibrat e brendshëm të kampionatit. Akuzat e sulmuesit sollën edhe reagimin e federatës saudite, që theksoi se çdo klub ka bord ekzekutiv, i cili vendos linjën e veprimit në skuadër dhe në merkato.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)