Cristiano Ronaldo vendosi ti japë fund bojkotit te Al-Nassr dhe pritet të kthehet në fushë të shtunën. Ylli portugez, nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoret e regjistruara në kampionat kundër Al-Riyadh dhe Al-Ittihad.
Raportohet se 41-vjeçari e kishte marrë vendimin pas një gjesti human ndaj punonjësve të klubit. Ronaldo u zemërua kur zbuloi se disa punonjës ende nuk kishin marrë pagat nga Al-Nassr. Pas ndërhyrjes së portugezit, bordi i klubit shleu pagesat dhe drejtuesit Jose Semedo dhe Simao Coutinho kanë rikuperuar rolet e tyre në klub.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani. Megjithatë, portugezi do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Al-Fateh. Aty Al-Nassr do të synojë të vazhdojë garën drejt titullit kampion.
Sipas mediave portugeze, sulmuesi u zhgënjye dhe ishte zemëruar nga mungesa e përforcimeve në merkaton e janarit. Kjo edhe për faktin se rivalët e Al-Hilal afruan lojtarë si Pablo Mari, Kader Meite, Saimon Bouabre dhe Karim Benzema. Vendimi i tij për t’u rikthyer pas rregullimit të pagave të punonjësve konfirmon ndikimin në klub dhe faktin se mbetet figura kyçe në ekip.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)