Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, kush pritet ta zëvendësojë?

Klubi i Tiranës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale me trajnerin Nuhiu.

23.02.2026. 20:20

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, kush pritet ta zëvendësojë?

Klubi i Tiranës njoftoi se trajneri Ardian Nuhiu nuk është më pjesë e stafit teknik. Në një postim në rrjetet sociale, klubi bëri të ditur se kontrata me Nuhiun u ndërpre në mënyrë konsensuale dhe shprehu falënderimet për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës.

“Gjatë bashkëpunimit, ai dha maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruhet në njoftim.

Largimi i Nuhiut vjen pas një periudhe sfiduese për skuadrën bardheblu, dhe tashmë pritet rikthimi i Orges Shehit, trajnerit që shpalli kampion Tiranën katër vite më parë.

Fansat dhe klubi shpresojnë që Shehi të rikthejë stabilitetin dhe suksesin në stolin bardheblu.

Ky ndryshim i stafit teknik synon të forcojë skuadrën për sfidat e ardhshme në kampionat dhe garat europiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)