Flamurtari përjashton kapitenin Lorenc Trashi, tifozët vlonjatë e akuzojnë për shitje ndeshje

Grupi i tifozëve “Flota Kuqezi” ngriti dyshime se shkaktoi penallti të qëllimshme. Nën presionin e opinionit, drejtuesit e klubit morën vendimin ekstrem për largimin e menjëhershëm të mbrojtësit.

21.03.2026. 22:02

Flamurtari përjashton kapitenin Lorenc Trashi, tifozët vlonjatë e akuzojnë për shitje ndeshje

Një vendim drastik dhe i paprecedentë është regjistruar te Flamurtari në këtë fund tësezonit. Menjëherë pas humbjes 2-1 në fushën e Bylis, në duelin direkt për mbijetesë, administratori i klubit, Sinan Idrizi vendosi të përjashtojë nga skuadra kapitenin Lorenc Trashi. Mbrojtësi është akuzuar se shkaktoi në mënyrë të qëllimshme një penallti.

Episodi i shumëdiskutuar në ndeshjen në Ballsh , është cilësuar si një veprim i qëllimshëm nga ana e Trashit, duke ndezur polemika të forta në kampin vlonjat. Situata u tensionua menjëherë pas përfundimit të takimit, kur tifozët u grumbulluan pranë stadiumit Flamurtari të Vlorës, kur ekipi u kthye nga transferta.

Grupi i tifozëve “Flota Kuqezi” reagoi ashpër, duke ngritur dyshime se kapiteni ka shitur ndeshjen. Nën presionin e madh të opinionit publik dhe protestës së tifozëve, drejtuesit e klubit morën vendimin ekstrem për largimin e menjëhershëm dhe përfundimtar të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)