Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ka tashmë të plotë hartën e 48 skuadrave pjesëmarrëse, si dhe ndarjen përfundimtare në 12 grupe.
6 biletat e fundit u siguruan përmes fazës play-off nga Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos. Ndërkohë, bie në sy mungesa e Italisë, që mbetet jashtë për herë të tretë radhazi.
Ku u vendosën ekipet e kualifikuara së fundmi
Grupi A: Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.
Grupi B: Bosnje Hercegovina do të përballet me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Grupi D: Turqia hyn në një grup me Shtetet e Bashkuara, Paraguain dhe Australinë.
Grupi F: Suedia do të sfidojë Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Grupi I: Iraku rikthehet pas 40 vitesh dhe do të përballet me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.
Grupi K: Republika Demokratike e Kongos do të luajë ndaj Portugalisë, Uzbekistanit dhe Kolumbisë.
Ndarja e plotë e grupeve
Botërori 2026 shënon një format të ri me 48 skuadra të ndara në 12 grupe:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)