Gjithë Italia kundër lojtarëve të Kombëtares, kërkuan 300 mijë euro shpërblim para ndeshjes me Bosnjën

Kjo shumë korrespondonte afërsisht me 10 mijë euro për secilin prej 28 lojtarëve të grumbulluar në skuadër, Gattuso sugjeroi që diskutimi të shtyhej deri pas ndeshjes.

04.04.2026. 16:16

Gjithë Italia kundër lojtarëve të Kombëtares, kërkuan 300 mijë euro shpërblim para ndeshjes me Bosnjën

Pas humbjes katastrofike ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe mungesës së tretë me radhë në Kupën e Botës, tifozët italianë janë zemëruar edhe më tepër me lojtarët e përfaqësueses. Për këtë ka shërbyer detaji i publikuar së fundmi nga “La Repubblica”. Sipas gazetës, një grup lojtarësh të kombëtares italiane kishte kërkuar shpërblim me vlerë 300 mijë euro në rast se skuadra do të kualifikohej në Botërorin 2026.

Kjo shumë korrespondonte afërsisht me 10 mijë euro për secilin prej 28 lojtarëve të grumbulluar në skuadër. Sipas burimeve pranë Federatës Italiane, trajneri i atëhershëm Gennaro Gattuso kishte ndërhyrë dhe sugjeroi që ky diskutim të shtyhej deri pas ndeshjes. Në rast të një fitoreje të mundshme, lojtarët mund të kërkonin shpërblimin e tyre.

Por, fatkeqësisht fitorja nuk erdhi kurrë, duke lënë vetëm zhgënjim për lojtarët dhe tifozët. Prapaskena u zbulua menjëherë pas ndeshjes, ku ishte parashikuar që të paktën tre lojtarë të jepnin intervista për mediat. Në fund, i vetmi që u paraqit ishte Leonardo Spinazzola, i cili foli me guxim përpara kamerave, ku u shfaq me lot në sy pas paraqitjes zhgënjyese.

Këto zhvillime kanë përforcuar indinjatën e tifozëve italianë, të cilët nuk kanë kursyer kritikat për sjelljen e lojtarëve dhe menaxhimin e skuadrës. Italia mbetet jashtë Kupës së Botës për herë të tretë, pasi më parë nuk arriti të kualifikohej as në Rusi 2018 dhe Katar 2022.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)