Rey Manaj i jep fund dilemave, firmos kontratën e re afatgjatë

Sulmuesi i Kombëtares kthehet te Sivasspor në Ligën e Parë turke pas aventurës 6-mujore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

03.02.2026. 18:50

Rey Manaj i jep fund dilemave, firmos kontratën e re afatgjatë

Ylli i Kombëtares, Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sivasspor. Klubi turk njoftoi se sulmuesi ka firmosur një kontratë për 3 vjet e gjysmë, duke u rikthyer në klubin me të cilin ka shkëlqyer në kohët e fundit.

28-vjeçari nga Lushnja ka lënë gjurmë të rëndësishme në eksperiencën e tij të mëparshme me Sivassporin. Në 63 ndeshje zyrtare të luajtura me ekipin, ai ka realizuar 34 gola, teksa regjistron edhe 7 asist. Këto statistika e kanë shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.

Manaj i dha fund aventurës me Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas vetëm gjashtë muajve të kaluar në atë kampionat, sulmuesi mbylli me consensus kontratën. Në këtë mënyrë, ai iu bashkua Sivasspor-it si lojtar i lirë.

Rey Manaj pritet të jetë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv për skuadrën bardhekuqe për sezonet e ardhshme. Ndërkohë, klubi i Sivasspor dhe tifozët janë shprehur entuziastë për këtë përforcim, duke ëndërruar të rikthejnë golat dhe suksesin në skuadër, ku objektivi është ngjitja në Superligën turke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)