Jannik Sinner pësoi një humbje befasuese në Melburn, përballë një tenisti lokal. Fatmirësisht bëhej fjalë vetëm për një turne për spektakël. Në mënyrë befasuese, kampioni italian u eliminua në fazën e 1/8 nga Jordan Smith, një tenist amator nga Neë South Ëales.
Përralla e Smith vazhdoi, sepse ai fitoi edhe finalen përballë numrit 117 të renditjes botërore për femra, Joanna Garland. Si tenisti që triumfoi, në fund ai u shpërblye edhe me çekun me vlerë afro 670 mijë dollarë amerikanë.
Sinner nga ana e tij gaboi shërbimin që i dhuroi kundërshtarit pikën e fitores dhe më pas shpërtheu në të qeshura. Nga turneu u eliminua edhe Carlos Alcaraz, i cili nuk ia doli përballë Maria Sakkari.
Turneu “Million Dollar 1 Point Slam”, ku tenistët profesionistë përballen me ata amatorë, u zhvillua në fushat australiane me beton, në prag të nisjes së “Australian Open”, aty ku Sinner është kampion në fuqi. Ndeshjet u luajtën me një pikë të vetme: kush e fitonte kalonte më tej, ndërsa humbësi eliminohej. Lojtarët amatorë kishin në dispozicion dy shërbime, ndërsa profesionistët vetëm një.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)