Djokoviç bën mrekullinë në Australian Open, eliminon në gjysmëfinale Sinner

Djokovic bën mrekullinë në Australian Open, duke përmbysur Jannik Sinner pas një beteje mbi katër orë dhe duke siguruar finalen kundër Carlos Alcaraz.

30.01.2026. 18:25

Djokoviç bën mrekullinë në Australian Open, eliminon në gjysmëfinale Sinner

Djokovic bën mrekullinë në Australian Open, duke ndalur rrugëtimin e Jannik Sinner drejt mbrojtjes së titullit dhe duke siguruar një vend në finale, pas një ndeshjeje dramatike që zgjati mbi katër orë.

Tenisti serb, 38 vjeç, tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e historisë, duke triumfuar ndaj italianit me shifrat 3-6, 6-3, 4-6, 6-4, 6-4. Përballja u karakterizua nga ritëm i lartë, kthesa të vazhdueshme dhe një set i pestë tejet i tensionuar.

Me këtë fitore, Djokovic siguron finalen e radhës në një turne Grand Slam dhe vazhdon ndjekjen e historisë, me synimin për të shtuar edhe një tjetër trofe madhor në koleksionin e tij.

Në finalen e Australian Open, ai do të përballet me Carlos Alcaraz, në një duel që pritet të jetë spektakolar dhe vendimtar për kurorën e kampionit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)