Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se është i zhgënjyer me liderin ukrainas, Zelensky. Sipas tij, lideri ukrainas nuk e ka lexuar planin amerikan të paqes, ç’ka të bën të nënkupton se një marrëveshje me Rusinë është ende larg.
Presidenti i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me angazhimit të homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky në lidhje me planin e paqes së propozuar nga SHBA.
“Jemi duke folur me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, por popullit të tij i pëlqen”, u shpreh presidenti Trump.
Deklarata e fundit e presidentit amerikan duket se zbeh më shumë mundësitë për një paqe të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg tha një ditë më parë se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është "shumë afër" dhe tani gjithçka varet nga zgjidhja e dy çështjeve kryesore, si e ardhmja e rajonit Donbas dhe termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe nën kontrollin rus.
Kellogg , i cili pritet të largohet nga posti i tij në janar, i tha Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në "10 metrat e fundit", të cilat ai vuri në dukje se janë gjithmonë më të vështirat.
“Nëse i zgjidhim këto dy gjëra, mendoj se pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë”, tha ai të shtunën në Muzeun Presidencial Ronald Reagan në Simi Valley. “Po i afrohemi. Po i afrohemi vërtet”, shtoi ai. Kellogg gjithashtu e quajti shkallën e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve në luftën në Ukrainë të tmerrshme dhe të pashembullt për një luftë rajonale.
Por presidenti Zelensky ka pasur mbështetjen e liderëve të BE, një pjesë e madhe e të cilëve po ashtu nuk e mbështesin dhënien e territorit ukrainas për Rusinë.
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi shtetin amerikan të Montanës pranë bazës ajrore Malmstrom, një nga pikat më strategjike të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku ndodhen bunkerët nëntokësorë për raketa balistike ndërkontinentale.
22:51 2 h më parë29.01.2026.
Autori
SHBA ka dërguar dhe një tjetër luftanije në Lindjen e Mesme duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se një sulm ndaj Iranit tashmë është i pashmangshëm.
22:05 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi, për motive ende të paqarta. Nuk ka të dhëna për viktima, teksa dëmet janë shumë të mëdha.
21:33 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk mund të bëhet me ultimatume apo afate të njëanshme si ato që përcakton Zelensky.
21:02 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Portugali do të prezantojë së shpejti anijen e parë të ndërtuar posaçërisht për transportin e dronëve të të gjitha llojeve.
20:44 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Afrika e Jugut ka vendosur të mos shfaqë dokumentarin për jetën e Melania Trump. Motivet janë ende të paqarta.
19:42 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Trump deklaroi se Rusia ka rënë dakord për një armëpushim njëjavor në Ukrainë teksa vendi po përballet me të ftohtin ekstrem.
18:42 7 h më parë29.01.2026.
Autori
BE ka shtuar Rojet Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, njësoj si Al Kaeda apo Shteti Islamik.
17:19 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Zhvlerësimi i dollarit, shqetësimet rreth politikës monetare të SHBA-së dhe mungesa e likuiditetit po forcojnë rritjen e arit, duke e çuar çmimin në nivele rekord.
16:13 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)