Stuhia e borës në Nju Jork, shpallet gjendja e emergjencës

Një stuhi dëbore ka detyruar autoritetet në Nju Jork të shpallin gjendjen e emergjensës. Të paktën 9,000 fluturime janë anuluar që nga mbrëmja e së premtes, sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Burimi: Tgcom

28.12.2025. 08:49

Stuhia e borës në Nju Jork, shpallet gjendja e emergjencës

Një stuhi dëbore ka goditur shtetin e Nju Jorkut duke shkaktuar problematika dhe probleme në qarkullim në një nga fundjavat më të ngarkuara në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Situata e rënduar nga bora ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës në Nju Jork Siti dhe Nju Xhersi.

Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9,000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes, sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Aeroportet John F. Kennedy International, Newark Liberty International dhe LaGuardia kanë postuar alarme për dëborë në mediat sociale, duke paralajmëruar se kushtet e motit mund të shkaktojnë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve. 

Ndërkohë që problematika ka pasur dhe në qarkullimin rrugor. Autoritetet iu kërkojnë banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kontaktojnë me numrat e emergjencës nëse kanë një të tillë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)