Prangat në duart e Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nuk janë të vetmet që posedon Amerika. Këtë la të kuptohet Prsidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për The Atlantic, duke e paralajmëruar hapur zv/presidenten dhe presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se nuk duhet ta sfidojë SHBA-në, pasi do të vuajë pasojat njësoj si paraardhësi i saj.
“Nëse nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro", tha presidenti amerikan në intervistën telefonike.
Dje Trump tha se SHBA-të do të donin të "drejtonin" Venezuelën pas kapjes së Nicolas Maduros. Por në intervistë ai nënvizoi se Rodriguez është treguar "e gatshme të bëjë atë që mendojmë se është e nevojshme" në një kontrast të dukshëm me fjalimin sfidues që ajo mbajti menjëherë pas operacionit amerikan në Karakas.
Në intervistë, Trump tregoi se e konsideronte ndryshimin e regjimit një qëllim legjitim pas kundërshtimit nga pjesë të së djathtës amerikane që janë kritike ndaj ndërhyrjeve të huaja.
"E dini, rindërtimi atje dhe ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq", tha ai.
Trump shtoi se Venezuela mund të mos jetë vendi i fundit ku SHBA-të mund të ndërhyjnë, duke pohuar se synon ta bëjë ishullin arktik të Groenlandës, pjesë të Amerikës.
"Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht", tha ai, duke vënë në dukje se ishulli, i cili i përket Danimarkës, është "i rrethuar nga anije ruse dhe kineze".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)