Maduro nuk kërkoi liri me kusht, seanca e radhës më 17 mars

Edhe bashkëshortja e ish-presidentit të Venezuelës u deklarua e pafajshme përpara gjykatës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura.

05.01.2026. 19:14

Maduro nuk kërkoi liri me kusht, seanca e radhës më 17 mars

Gjykata amerikane ka caktuar datën 17 mars në Neë York për seancën e radhës të procesit kundër ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Ora e seancës është përcaktuar në 17:00 sipas orës shqiptare.

Njoftimi u dha nga mediat amerikane, duke cituar gjykatësin 92-vjeçar, Alvin Hellerstein. Avokatët e çiftit kanë bërë të ditur se nuk do të kërkojnë lirimin me kusht për momentin, duke ruajtur mundësinë që ta bëjnë këtë në një fazë të mëvonshme.

Edhe Cilia Flores, bashkëshortja e ish-presidentit, u deklarua e pafajshme rreth akuzave për trafik droge. Ajo theksoi rolin e saj zyrtar: “Jam Zonja e Parë e Republikës së Venezuelës” dhe shtoi: “Jam tërësisht e pafajshme”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)