Qytetari në Zvërnec dhe me shtetësi greke, MEPJ: Kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me Greqinë

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec me protestuesit, teksa sqaron në reagimin e sa se lidhur me këtë çështje autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.

31.05.2026. 21:09

REAGIMI I PLOTE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht. Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)