Një incident aspak i këndshëm u regjistrua së fundi në Shtëpinë e Bardhë, ku zëdhënësja e presidencës, Karoline Leavitt, u përfshi në një përplasje të fortë verbale me një gazetar gjatë një konference për shtyp.
Tensioni u krijua kur Leavitt i dha fjalën gazetarit britanik Niall Stanage, i cili iu referua vrasjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good nga një agjent i agjencisë së emigracionit ICE, duke e cilësuar ngjarjen si “të pamenduar”. Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga zëdhënësja, e cila e pyeti gazetarin për bazën e këtij vlerësimi.
Pasi Stanage këmbënguli se agjenti kishte vepruar pa menduar, Leavitt reagoi ashpër, duke e quajtur atë “një sharlatan të majtë” dhe duke e akuzuar se po sillej si aktivist e jo si gazetar. Ajo shtoi se media me pyetje të tilla të njëanshme nuk përfaqëson gazetarinë e vërtetë dhe nuk duhet të kishte vend në sallën e konferencave.
Përplasja verbale erdhi në një moment kur vrasja e Renee Nicole Good, e ndodhur më 7 janar 2026, ka shkaktuar protesta dhe debate të forta në SHBA mbi përdorimin e forcës nga agjencitë federale, ndërsa familja e viktimës ka kërkuar hetim të plotë dhe drejtësi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)