Bordi i Paqes mban mbledhjen e parë, Shtëpia e Bardhë njofton datën

Shtëpia e Bardhë bën me dije se më 19 shkurt do të mbahet në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes.

Burimi: CNN

08.02.2026. 09:18

Bordi i Paqes mban mbledhjen e parë, Shtëpia e Bardhë njofton datën

Nisma e re ndërkombëtare e Presidentit amerikan Donald Trump, e njohur si “Bordi i Paqes”, pritet të mbajë takimin e saj të radhës në Uashington më 19 shkurt, sipas burimeve zyrtare amerikane dhe përfaqësuesve të përfshirë në organizatë.

Krijimi i këtij mekanizmi ka ngjallur reagime të forta në arenën ndërkombëtare. Disa aleatë tradicionalë të SHBA, përfshirë Francën dhe disa vende evropiane, kanë zgjedhur të mos i bashkohen iniciativës.

Kritikët e shohin bordin si një përpjekje të Trump për të riformatuar rendin dhe për të krijuar një strukturë alternative ndaj Kombeve të Bashkuara, ku presidenti amerikan do të kishte ndikim vendimtar.

Fillimisht, ideja e Bordit të Paqes u përqendrua në rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës shkatërruese, por mandati i tij është zgjeruar ndjeshëm. Sipas burimeve, një nga synimet kryesore të takimit të ardhshëm do të jetë sigurimi i fondeve për projekte rindërtimi dhe stabilizimi në zonat e konfliktit.

Takimi i parë i bordit u zhvillua muajin e kaluar në Davos, ku vendet pjesëmarrëse firmosën kartën themeluese.

Pjesë e këtij Bordi janë edhe Shqipëria dhe Kosova, madje presidentja Osmani ishte e pranishme në Davos në nënshkrimin e këtij dokumenti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)